Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kurti dhe Osmani nderojnë familjen Jashari, në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së!

Kurti dhe Osmani nderojnë familjen Jashari, në 26-vjetorin e

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një seancë soleme, në 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare, ku politikanët kanë vlerësuar sakrificën e familjes Jashari. Në fjalën e saj, presidentja Vjosa Osmani u shpreh se epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin e Kosovës si popull dhe shtet.

ani më shumë e kurrë na duhet uniteti për çështjet e interesit kombëtar është i domosdoshëm, sepse ai është mjeti i vetëm për ta forcuar shtetin tonë, integritetin e tij dhe për ta nderuar kujtimin e atyre që u sakrifikuan për Republikën tonë. Na takon neve ta shkruajmë kapitullin e ri të historisë së shtetit tonë, atë të zhvillimit dhe afirmimit ndërkombëtar të Republikës, Kosova është atdheu ynë që e meriton përkushtimin tonë të palëkundur. Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe si shtet, ajo ishte epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë sonë, në të cilën me këmbëngulje dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme u dëshmua se liria nuk ka çmim të cilin nuk jemi të gatshëm ta paguajmë”, tha Osmani.

Ndërkohë kryeministri Albin Kurti lufta e familjes Jashari, përbën një pasuri të madhe politike dhe kulturore për Kosovën.

“Adem Jashari ka një hise të madhe që është hisja më e madhe që mund të ketë një njeri në historinë e vendit të tij. Ajo është hisja e një njeriut që brenda kohës së tij e qenies së tij vepruese, lirinë individuale e përbashkoi e kombin e tij deri në vdekje. Epopeja e UÇK-së e lufta e familjes Jashari përmbledh një trashëgimi të madhe politike e kulturore. Kosova u çlirua nga Serbia okupatore, nga një trashëgimi politike që e prodhoi personalitetin dhe figurën e Adem Jasharit, e nga po kjo trashëgimi po ndërtohet e po forcohet dhe shteti ynë. Sot në Kosovë, liria për të cilën kishte luftuar deri në vdekje Adem Jashari është bërë paradigma e jetës dhe e ligjeve të një shoqërie moderne”, tha Kurti./M.K-dritare.net