
Ministri i Kosovës: Terroristët serbë ishin super të armatosur, çfarë sekuestruam në Manastir!
Dritare.net
Ministri i Brendshëm në Kosovë Xhelal Svelça në një intervistë për mediat tha se policia e Kosovës po kryen kontrolle ne çdo cep të Manastirit të Banjskës. Sipas Svelçës aksioni vazhdon.
“Policia e Kosovës është në çdo cep të Manastirit. Po identifikojmë pelegrinët, nëse ka të infiltruar nga terroristët. Ky nuk është cilësim i imi por është një grup terrorist. Aksioni vazhdon”.
Kemi 6 të arrestuar 2 nga ata të plagosur, si dhe 3 së paku, sulmues të vrarë.
Policia e Kosovës zbuloi një sasi të jashtëzakonshme armatimi të rëndë, eksploziv, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada. Mund të themi se ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Përgatitjet ishin që në mënyrë masive të sulmonin policinë e Kosovës, institucionet në Kosovës dhe të cenojnë sovranitetin e vendit. Ata dështuan falë sakrificës dhe profesionalizmit të Kosovës. Ata i bënë sot nder jo vetëm kujtimit të Afrim Bunjakut por gjithë Kosovës. Ky është grup terrorist.”- tha Sveçla./L.F-dritare.net

















