Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Tensionet në Veri, dy sulmues të vrarë, një i arrestuar!

Tensionet në Veri, dy sulmues të vrarë, një i arrestuar!

Një polic ka mbetur i vrarë dhe një i plagosur si pasojë e sulmeve në fshatin Banjskë të Zveçanit. Mediat e Kosovës shkruajnë se dy sulmues janë vrarë ndërsa një është plagosur dhe një tjetër është arrestuar.

Më herët, kryeministri Kurti bëri me dije se në Manastir janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës.

Sulmuesit janë vendosur në Banjskë të Zveçanit dhe po shfrytëzojnë Manastirin dhe objekte private për t’u fshehur dhe për të sulmuar Policinë e Kosovës./L.F-dritare.net