Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut shkruhet historia, për herë të parë një kryetar shqiptar

Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut shkruhet

Nga zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoni të Veriut, në Komunën e Çashkës është zgjedhur një kryetar shqiptar. Në një konferencë për media, zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, ka pohuar se atje për herë të parë është zgjedhur një kryetar shqiptar.

“Sapo më njoftuan bashkëpartiakët është shkruar historia për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës. Pra, Suat Shaqiri është kryetar, në Çashkë shkruhet historia për herë të parë me kryetar shqiptar”, ka thënë Ademi.

Ademi shpalli fitoren në komunë e Gostivarit dhe njoftoi se kandidatët e AKI-së për Strugën dhe Kërçovën shkojnë në balotazh me kandidatët e VMRO-DPMNE-së.

“Edhe në tre Komuna ët tjera, në Gostivar pa balotazh që në raundin e parë. Që sonte kryetar i Gostivarit është zoti Valbon Limani. Në Kërçovë dhe në Strugë kandidatët tanë shkojnë në balotazh kundrejt dy kandidatëve të VMRO-së”, deklaroi Arbër Ademi./dritare.net