Qeveria e re/ Kurti prezanton prezanton emrat për kabinetin: Na mbështesni!
Dritare.net

I mandatuari për qeverinë në Kosovë Albin Kurti e vazhdoi fjalimin sot në Kuvend duke përmendur disa nga arritjet më të mëdha, sipas tij, të qeverisjes së tij gjatë mandatit të fundit.
Ai citoi institucione e qendra kërkimore të huaja, si qendra amerikane Gallup dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe pastaj kërkoi votat e deputetëve në mënyrë që të vazhdohet kjo lloj qeverisjeje.
Kurti: Asnjëra nga partitë parlamentare të cilave u bëmë ftesë nuk ka pranuar që të hyjë në bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarit kishte përcaktuar që të kishte koalicion. Po të pranohej oferta, sot do t’i kishim ofruar vendit qeverinë, por do ta kishim numrat që ta kalonim edhe sfidën e presidentit .Ky votim sot nuk është thjesht formalitet politik, por përgjegjësi shtetërore.
Pa votimin e Qeverisë së re, Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, pa shumë institucione funksionale, pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm. Kjo do të nënkuptonte rrezikim të pagave për shërbyesit publikë, pensionet, shtesat për fëmijët, furnizimit me barna, furnizimin e organeve të rendit dhe sigurisë. Një vend pa buxhet është një vend që nuk mund të ecë përpara”. tha Kurti.
Disa nga emrat dhe ministritë:
Zëvendëskryeministër, Ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca
Ministër i Financave – Hekuran Murati
Ministër për Familje – Andin Hoti
Mbrojtjes, Maqedonci
Xhelal Sveçla MPB
Administratë dhe digjitalizim, Lulzon Jagxhiun
Arsimit Avni Zogiani
Kulturës dhe Turizmit, Fatmir Spahiu
Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani
MAPL, Rasim Demiri
Mjedis, Fitore Pacolli
Bujqësisë, Armend Muja
Infrastrukturës, Dimal Basha
Komunitete dhe kthim Nenad Rashiq
Zhvillim Rajonal, Sejnur Vej./dritare.net