Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Sërish të shtëna armësh në veri të Kosovës!

Sërish të shtëna armësh në veri të Kosovës!


Të shtëna armësh janë duke u dëgjuar në veri të Kosovës. Policia ka bllokuar rrugët që çojnë në fshatin Banjskë në Zveçan, ku ka mbetur i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa është plagosur polici kufitar Alban Rashiti.

Gazetarja e gazetës Koha Ditore, Majlinda Ibrahimi, që është në veri, ka njoftuar se po dëgjohen të shtënat e armëve në anën tjetër të fshatit Banjskë. Dyshohet se sulmuesit janë mbyllur në Manastirin e Banjskës./K.C/dritare.net