
Video/ Zjarr dhe të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit serb, një i plagosur
E Mërkurë 22 Tetor 2025, 12:12
Dritare.net
Një person u plagos përpara ndërtesës së Parlamentit serb dhe u dërgua në spital pasi u qëllua nga një shtetas 30-vjeçar. Mediat serbe njoftojnë se shërbimet zjarrëfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Sulmuesi u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasjeje dhe shkaktim rreziku të përgjithshëm.
Ngjarja ndodhi rreth një orë para se presidenti i Serbisë Vucic, do mbante një fjalim të jashtëzakonshëm për publikun me rastin e sulmit në Parkun Pionirski. Fjalimi është planifikuar për në orën 13.00./dritare.net
Trenutno - vatrogasci gase požar u Ćacilendu ispred Narodne skupštine pic.twitter.com/lZ1foc5pDP
— Kreni-Promeni (@KPromeni) October 22, 2025

















