Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vjosa Osmani: Serbia do të vazhdojë t’i shkelë marrëveshjet

Vjosa Osmani: Serbia do të vazhdojë t’i shkelë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani flet pas dakordimit të aneksit të marrëveshjes bazë me Serbinë. Osmani shprehet se nuk ka asnjë pritshmëri nga Serbia, pasi sipas saj ajo do të vazhdojë të shkelë marrëveshjet e dakorduara, siç ka bërë këto 12 vjet.


“Tani që u dakordua edhe aneksi i marrëveshjes bazë dhe Kosova u dëshmua të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet, pres të realizohen zotimet e aleatëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe për njohje nga shtetet jonjohëse”, u shpeh Vjosa Osmani./K.C/dritare.net