Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, PDK publikon listën me 110 kandidatë!

Zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, PDK publikon listën me 110

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. PDK-ja do të kandidojë me gjithsej 110 kandidatë, të prirë nga vetë Bedri Hamza.

Ai tha se pjesë e listës janë mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë dhe 37 gra që e forcojnë përfaqësimin.

Një rëndësi të veçantë partia i ka kushtuar edhe barazisë gjinore. Lista përfshin 37 gra, duke tejkaluar kuotën e detyrueshme dhe, sipas PDK-së, duke treguar përkushtimin për një përfaqësim më të gjerë të grave në politikë. Partia potencon se ekipi i ri është i balancuar dhe përfaqësues për të gjitha komunat dhe komunitetet e Kosovës./dritare.net

Zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, PDK publikon listën me 110