Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Fëmijët e vetëm janë të llastuar? A është mirë që rriten pa vëllezër e motra? Përgjigjet mësuesja!

Fëmijët e vetëm janë të llastuar? A është

Stereotipet për fëmijët e vetëm po përpiqen të zbërthejnë një studim të fundit që ekspozon faktorët që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

"Të jesh një fëmijë i vetëm është një sëmundje në vetvete." deklaroi dikur psikologu pionier dhe presidenti i parë i Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, Granville Stanley Hall, pasi vinte re mes siptomave të tjera, se fëmijët ishin të llastuar, arrogantë ose të vetmuar. Po sikur të ketë kaluar një shekull që atëherë? Koncepti "fëmijë pa vëllezër e motra" ka ende një konotacion negativ për shumë njerëz dhe gjithashtu shqetëson prindërit, ankthi i të cilëve është rreziku i reduktimit të aftësive sociale, përcjell dritare.net

“Megjithatë, studimet kanë zbuluar se fëmijët e vetëm nuk ndryshojnë nga bashkëmoshatarët e tyre me vëllezër e motra për sa i përket zhvillimit të karakterit dhe shoqërueshmërisë. Hulumtimet nga unë dhe kolegët kanë treguar se, kur testojmë performancën e fëmijëve në testet njohëse, fëmijët e vetëm zakonisht performojnë njësoj me fëmijët që rriten me një vëlla apo motër,” thotë Alice Goisis, profesore e asociuar e Demografisë dhe drejtoreshë e asociuar e Kërkimeve me Qendër në Universitetin e Londrës.

Dr. Goisis dhe ekipi i saj hetuan gjithashtu nëse ndonjë dallim dhe ngjashmëri midis fëmijëve të vetëm dhe fëmijëve me vëllezër e motra lidhej me karakteristikat prindërore, duke arritur në përfundimin se zhvillimi kognitiv i fëmijëve deri në moshën 11-vjeçare ndikohet më shumë nga faktorë të tillë si marrëdhënia e prindërve dhe statusi socio-ekonomik i familjes sesa nëse kanë vëllezër e motra.

Në fakt, burimet financiare dhe emocionale në dispozicion të familjes mund të luajnë një rol më domethënës në zhvillimin e jetës së fëmijëve dhe jo fakti se me sa fëmijë do të duhet t’i ndajnë këto burime./K.C/dritare.net