Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Grammy Awards 2026, emrat më të përfolur!

Grammy Awards 2026, emrat më të përfolur!

Ceremonia më prestigjioze e muzikës, Grammy Awards 2026, do të mbahet më 1 shkurt 2026 në Arena në Los Angeles, dhe tashmë lista e nominimeve ka ndezur rrjetet sociale. Me një garë të fortë mes yjeve të mëdhenj dhe prurjeve të reja, ky edicion premton një mbrëmje plot emocione, rekorde dhe surpriza.

Në krye të listës qëndron Kendrick Lamar, me plot nëntë nominime, përfshirë edhe “Album of the Year” me projektin e tij GNX. Pas tij renditet Lady Gaga, me shtatë nominime, falë suksesit të albumit MAYHEM, ndërsa Bad Bunny bën histori si artisti i parë hispanik që arrin të nominohet në të tre kategoritë kryesore, Album, Record dhe Song of the Year.

Ndër emrat e rinj që kanë tërhequr vëmendjen janë Sabrina Carpenter me albumin Man’s Best Friend, dhe Billie Eilish, e cila pritet të jetë një nga pretendueset kryesore për “Song of the Year”. Po ashtu, bashkëpunimi Rosé & Bruno Mars në këngën APT. ka fituar jehonë të madhe, duke u përmendur si një nga këngët më të forta të vitit.

Ky edicion i 2026-s vjen me disa risi, përfshirë kategori të reja si “Best Traditional Country Album”, ndërsa për herë të parë asnjë nga finalistët për “Album of the Year” nuk ka fituar më parë këtë çmim — një garë e hapur që pritet të sjellë fitues të rinj në historinë e Grammy-ve./dritare.net