Ndër më të pasurit në botë, Elon Musk do të ndërtojë një qytet në Mars!
Dritare.net
Njeriu më i pasur i botës do ta shpenzojë të gjithë pasurinë që ka krijuar në planetin Tokë, për të ndërtuar një qytetërim në planetin Mars. Si një biznesmen i zoti që është, Elon Musk e di që projektet e mëdha kërkojnë investime të mëdha dhe ndonjëherë as zotërimi i pasurisë më të madhe në planet nuk mjafton. Themeluesi i Tesla dhe SpaceX planifikon të shesë të gjitha pronat e tij për të realizuar ëndrrën e tij, popullimin e Marsit. Musk, i cili ka një pasuri neto prej 181.7 miliardë dollarësh, shpjegoi se kërkohet një investim i madh për të kolonizuar një planet tjetër.“Mendoj se është e rëndësishme që njerëzimi të bëhet një civilizim hapësinor. Do të duhen shumë burime për të ndërtuar një qytet në Mars, ”tha Musk. "Unë dua të kontribuoj sa më shumë që të jetë e mundur". Biznesmeni 49-vjeçar do të mbajë vetëm pasuritë që ka në tregun e aksioneve.
"Në thelb unë nuk do të kem pasuri me vlerë monetare, vetëm aksionet e kompanisë," tha Musk. Sigurisht, miliarderi do të ketë nevojë dhe për një çati mbi kokë për vete dhe gjashtë fëmijët e tij, ku më i vogli është vetëm 8 muajsh.
“Nëse gjërat janë shumë intensive në punë, unë fle në fabrikë ose në zyrë”, tha CEO i Tesla. Në tetor të 2018 ai shkroi në Twitter se nuk e donte pasurinë e tepërt materiale. "Pse unë do të doja të kisha më shumë para? S'dua të blej as jahte as shtëpi pushimi. Do të më mbetej shumë më pak kohë për krijime. Rreth gjysma e parave të mia do të shpenzohen për qëllim zgjidhjen e problémeve në Tokë dhe gjysma për të ndihmuar krijimin e një qyteti në Mars për të siguruar vazhdimin e jetës (të të gjitha specievé) në rast se Toka goditét nga një metéor ose Lùfta e Tretë Botëroré" është shprehur CEO dhe pronari i Tesla, njeriu më i pasur dhe më ëndërrimtar në planetin Tokë./S.F-dritare.net