Vajzat me ngjyrë që ndryshuan fytyrën e modës!
Dritare.net
Një ekspozitë në Londër Naomi Campbell, super modelaj e parë me ngjyrë britanike do t’i tregojë botës se kush ishin vajzat e para që ndryshuan “fytyrën” e modës.
Duke luftuar për të drejtën për t'u parë!
Campell, ishte vajza e parë e kopertinës Vogue franceze në vitin 1988. Ajo shkoi te Yves Saint Laurent, një nga reklamuesit më të mëdhenj të Vogue dhe luftoi shumë që të përfaqësohej njëlloj.
“Patjetër që më duhej të luftoja më shumë”, tregon Campbell në librin që shoqëron ekspozitën V&A.
Campbell shpejtoi t'u bënte homazhe pionierëve të tjerë. Duke folur me drejtuesin e emisionit Michael Parkinson në vitin 2004 , ajo tha: Kur marr një kopertinë, mendoj se nuk është vetëm për mua, është për brezin e vajzave para meje dhe pas meje”.
Edhe pse modelja amerikane u bë ylli i parë me ngjyrë në kopertinën e Harper's Bazaar në vitin 1965, rezultati ishte zhgënjyes. Gjithashtu reagimi i publikut ndaj njerëzve me ngjyrë nuk ishte pozitiv. Në SHBA, disa sponsorë kërcënuan të tërhiqnin të ardhurat nga reklamat dhe disa lexues anuluan abonimet. Duke hequr kontekstin social dhe historik të nocioneve të bukurisë në librin e saj, ajo vë në dukje përshkrimin jopersonal dhe shpesh jodashës të grave në artet e shekullit të 20-të.
“Diktoi parametrat e ekzistencës sonë nga ajo që mund të vishnim deri te kush mund të ishim", tregon ajo.
Naomi Sims ishte një shembull i një gjenerate të re modelesh të guximshme që nuk pritën lejen për t'u ftuar në një industri. E prekur nga refuzimi i agjencive, ajo shkoi direkt te fotografët, duke u shfaqur në kopertinat e revistave krah Halston dhe Giorgio di Sant'Angelo. Në vitin 1988, dy modele ikonike me origjinë nga Somalia, themeluan Koalicionin e Vajzave të Zeza, ku kërkuan pagesë të barabartë.
"Moda nuk do të kolonizohej më në të njëjtat mënyra," shkruan Summers.
Një nga sukseset e Koalicionit ishte përfshirja e madhe e modeleve me ngjurë në Vogue Italia. Edicioni i vitit 2008, me katër kopertina të ndryshme u shit në MB dhe SHBA brenda 72 orëve. E frymëzuar nga paraardhësit e saj të patrembur dhe miqësia e saj me Nelson Mandelën, të cilin e takoi në vitet 1990, Campbell u një avokate e madhe për dizajnerët afrikanë si Marianne Fassler dhe Tiffany Amber, duke rritur profilin e tyre në Javën e Modës. Raporti i Fashion Spot në Javën e Modës në Nju Jork zbuloi se 2015-ën, vetëm një e pesta e modeleve ishin me ngjyrë, krahasuar me 2022-in.
Duke u mbështetur në suksesin e paraardhësve të saj, Campbell ka ndryshuar përgjithmonë fytyrën e modës.
“Gratë e zeza kanë më shumë ADN në këtë planet se kushdo tjetër. Ne shikojmë 100 milionë mënyra të ndryshme dhe kjo nuk duhet mohuar kurrë. Asnjë aspekt i bukurisë sonë nuk duhet mohuar kurrë”, thekson modelja amerikane Veronica Ëebb në dokumentarin e vitit 2022 Supreme Models./M.K-dritare.net