Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

 Kryetarja e Bashkisë Vlorë: Zgjidhja për furnizimin me ujë vjen nga Turqia

 Kryetarja e Bashkisë Vlorë: Zgjidhja për furnizimin me

Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Bruna Mersini, u shpreh se situata e mungesës së ujit është një fatkeqësi natyrore dhe nuk duhet përdorur për politika. “Nuk është momenti të bëjmë analiza apo të gjejmë fajtorë, por të japim zgjidhjen,” tha Mersini.

Mersini u shpreh se deri në ardhjen e pjesës së nevojshme për rikuperimin final të dëmit, është gjetur një zgjidhje provizore ndërsa në qytet operojnë mbi 15 bote uji, ku përparësi për furnizim u është dhënë institucioneve.

“Mendoj që nuk është momenti të ndajmë përgjegjësitë. Ujësjellësi nuk është në varësi të bashkisë, por është momenti të menaxhojmë këtë fatkeqësi. Lajmi i mirë është se sot testimi ka rezultuar pozitiv në provën e fundit dhe një pjesë e qyteti, pra ajo e Lungomares me një presion minimal për të mos rritur niveli ne riskut derisa të bëjmë zgjidhjen përfundimtare.

Pompa në këtë testim gradual do të fillojnë të furnizojnë pjesë të veçanta të qytetit. Por theksoj se në qytet operojnë prej 3 ditësh mbi 15 bote uji, por i kemi dhënë prioritet institucioneve. Protesta organizohet nga opozita dhe nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës. Nuk është momenti që të bëjnë opozitë me një fatkeqësi natyrore. Kjo është një analizë që i takon ndërmarrjes së ujësjellësit. Lajmi i mirë është që pjesa është gjendur dhe është duke mbërritur në aeroportin e Rinasit”, tha Brunilda Mersini./K.C/dritare.net