Receta e rekomanduar për mëngjesin e sotëm është pica me domate, spinaq dhe djathë. Kjo recetë do të jetë e preferuar për familjen, pasi gatuhet lehtë dhe është shumë e shijshme.
Përbërësit:
· 2 gota milje;
· 1 ½ lugë çaji pluhur pjekës;
· ½ lugë çaji me kripë;
· 1 filxhan me kos;
· 4 vezë të mëdha;
· ¼ e tufës së spinaqit;
· 8 domate qershizë;
· 120 gram proshutë;
· ½ filxhan me djathë mocarela;
· 1 vezë.
Përgatitja:
Fillimisht ngrohni furrën në temperaturën 200 gradë celsius dhe në një tavë mesatare shtroni letër për pjekje. Më pas një enë hidhni miell, pluhur pjekje, kripë dhe shtoni kos.
Përzieni mirë deri sa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe brume të ngjisë. Hapeni petën sa e gjithë sipërfaqja e tavës ose mund të jetë në disa pjesë për së gjati. Mbi të shtoni djathin, domatet e para përgjysmë, spinaqin, proshutën dhe në mes thyeni një vezë. Lëreni të piqet në furrë për rreth 12 minuta. Ju bëftë mirë!/MK-dritare.net