Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Receta e fundjavës, pancakes me krem dhe banane!

Receta e fundjavës, pancakes me krem dhe banane!

Receta e rekomanduar për mëngjesin e sotëm është pancakes me krem dhe banane. Kjo pjatë gatuhet lehtë dhe do të jetë një pjatë tepër e shijshme për gjithë familjen.

Përbërësit:

· 1 e 1/2 filxhan miell

· 3 lugë sheqer

· 2 lugë çaji pluhur pjekje

· 1 e 1/2 lugë çaji kripë

· 1/2 filxhan krem kosi

· 3/4 filxhan plus 1 lugë gjelle qumështi

· 2 vezë ekstra-të mëdha

· 1 lugë çaji ekstrakt i pastër vanilje

· 1 lugë çaji limoni

· Gjalpë pa kripë

· 2 banane të pjekura

· Shurup i pastër panje

Përgatitja:

Fillimisht në një enë hidhni miell, sheqer, kripë dhe pluhurin e pjekjes dhe më pas shtoni qumështin dhe miellin. Përziejeni mirë masën, ku do të shtoni vezët, vaniljen dhe limonin. Më pas shtoni përbërësit e lagësht në ato të thata dhe përziejini deri sa të krijohet masa. Në një tigan të madh, hidhni gjalpë dhe lëreni të shkrihet, ndërsa mbi të shtoni brumin e përgatitur për të bërë 3 ose 4 pancakes.

Shpërndani një lugë gjelle banane të rrumbullakosura në secilën prej tyre. Gatuani për 2-3 minuta dhe lëreni deri sa të theket mirë. Kthejini pancakes nga ana tjetër dhe gatuajini për një tjetër minutë deri as marrin ngjyrë kafe.

Shërbejini me banane të prera, gjalpë dhe shurup panje!/M.K-dritare.net