Na ndiqni edhe në

Arkiv

Mark Marku debat me të ftuarit në emision: Më lini të flas se do ju gjuaj me shishe!

Mark Marku debat me të ftuarit në emision: Më lini të flas
Mbrëmjen e djeshme, projektligji për Paketën Antishpifje, ka shkaktuar debate të forta në emisionin "Opinion", të cilat kanë degraduar deri në fyerje.

Pedagogu Mark Marku, i cili është kundër paketës, ka debatuar me këshilltaren e qeverisë, Elira Kokona, të cilës i tha se është vartëse dhe se i lëpin këmbët Ramës.

Debati nuk ka mbaruar me kaq, sapo Markut i është ndërprerë fjala, ai u është kthyer të ftuarve duke ju thënë se do t’i shante dhe t’i gjuante me shishe.

Debati i Markut me këshilltaren Kokona:

Mark Marku: Ke ardhur këtu si këshilltare apo si avokate?

Elira Kokona: Jo zotëri nuk jam këshilltarja e askujt

Mark Marku: Ku punon?

Elira Kokona: Unë jam zëvendës sekretare e përgjithshme…

Mark Marku: Ku punon..

Elira Kokona: Jam zëvendës sekretare e përgjithshme Këshillit të Ministrave

Mark Marku: Pra je…

Elira Kokona: Jam nëpunës civil

Mark Marku: Jo jo… Je vartëse që i lëpin këmbët Ramës

Elira Kokona: Lëpirjen e këmbës e keni zakon ju zotëri, për këtë arsye shkoni tregoja kujtdo që e meriton… Kam një karrierë që s’kam nevojë t’jua tregoj juve.

Mark Marku: Mos na thuaj avokate…Çfarë karriere ke? Karrierë… Na dalke dhe avokate, ke një funksion publik.

Debati i Markut me të ftuarit që i ndërprenë fjalën.

Mark Marku: Ore më lini të flasë se do t'ju shajë

Fevziu: Po vazhdo, o Mark!

Mark Marku: Po si të flas kur ju më ndërprisni?!

Fevziu: Po ti merresh me politikë, po fol!

Mark Marku: Do ju gjuajë me shishe po më ndërpretë më

Fevziu: Shaj po me shishe mos gjuaj

Mark Marku: Do t’jua mbyll gojën me dhunë./E.B-dritare.net