Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vajza e ministrit që u bë simboli i guximit shqiptar!

Vajza e ministrit që u bë simboli i guximit shqiptar!

Në fund të rrëfimit të tij, Lorenc Pushi, banori i sotëm i shtëpisë ku lindi dhe u rrit Margarita Tutulani, ndalet për një çast. Dritarja përballë, nga ku Margarita shihte Beratin në heshtje, është ende aty. E hapur. E pandryshuar. Por koha ka ndryshuar gjithçka tjetër.

“Ishte vajza e një ministri. E rritur me kulturë, me libra, me edukatë. Sot, nuk ka më ministra si atëherë. As vajza që jetojnë si Margarita. Por kjo shtëpi na kujton se dikur, njerëzit e mëdhenj nuk ishin të pasur me prona, por me ideale. Pronat ikin, dikur e kishin ata këtë shtëpi, ku sot jetoj une,” – thotë zoti Pushi për DritareTv, me një zë që dridhet pak nga emocionet.

Ai rrëfen se familja e tij e bleu shtëpinë në vitet e mëvonshme, duke ndier jo vetëm fatin, por edhe përgjegjësinë për ta ruajtur siç ishte: një vend që flet për një Shqipëri më të ndershme, më të pastër.

“Kemi parë shumë që janë ngritur mbi këtë vend. Por rrallë shohim njerëz që e duan kaq shumë. Margarita e deshi Shqipërinë më shumë se jetën. E unë sot ndihem si rojtari i heshtur i kujtimit të saj,” – përfundon ai.

Në këtë shtëpi, historia nuk ka përfunduar. Ajo jeton me çdo njeri që hyn me respekt, me çdo vizitor që ndalet për të dëgjuar, me çdo fëmijë që mëson për një vajzë 19-vjeçare, që lindi si “vajza e ministrit”, por iku si simbol i guximit shqiptar./dritare.net