
Ministre, deputete, moderatore, veshja që nuk po i reziston askush!
E Diel 7 Shkurt 2021, 14:02
Dritare.net
Pas tre muajve karantinë, komoditeti i të qëndruarit në shtëpi, ndryshoi te shumëkush zakonet e përditshmërisë. Qëndrimi gjatë gjithë kohës në shtëpi, në mos me pizhame, por me tuta, e bëri të vështirë rikthimin te pantallonat e këmisha. Kështu, pakkush u kthye. Shumica mbeten te kostumet sportive. I sheh kudo.
Nga moderatoret ne ekrane, modelet, këngëtaret, vajzat gjatë shëtitjeve të zakonshme, madje edhe ministret e deputetet.
Por jo vetëm vajzat, rehatinë e kanë ndjerë edhe djemtë.
Kështu është bërë një veshje sa e zakontë, aq e domosdoshme. Madje, së fundmi për shumë nga vajzat e ekranit është bërë edhe biznes, duke krijuar një linjë të tyre./L.F-dritare.net

















