
Këtë fundjavë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore kryesisht nga orët e mesditës.
Do të ketë prezencë të mjegullës përgjatë zonave luginorenë në orët e mëngjesit e të mbrëmjes, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore në lindje e verilindje të territorit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 12m/sek shoqëruar me valëzim në dete 1-2ballë./K.C/dritare.net

















