Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fotot/ Çfarë nuk u pa nga protesta e Berishës para Kryeministrisë!

Fotot/ Çfarë nuk u pa nga protesta e Berishës para

Në Foltoren e mbajtur mbrëmjen e sotme, para kryeministrisë, Sali Berisha, deklaroi se PD është e vetmja forcë politike në hapësirën ish-komuniste që i ka mbijetuar të gjitha përpjekjeve për t’u zhdukur, dhe sot mblidhet për të rikthyer në piedestal idealet e Lëvizjes së Dhjetorit 1990.

Berisha nderoi Azem Hajdarin dhe studentët e Dhjetorit, të cilët përmbysën regjimin më të egër të kohës dhe hapën dyert e lirisë për shqiptarët. Ai theksoi se gjeneratat e reja sot janë në krye të betejave për liri në mbarë botën, por në Shqipëri, rinia po detyrohet të largohet masivisht.

Lideri demokrat, Sali Berisha, u shpreh se misioni i opozitës sot lidhet drejtpërdrejt me shpëtimin e kombit, familjes dhe të ardhmes së shqiptarëve, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se është hajduti më i madh i kombit, përgjegjës për shkatërrimin e arsimit, institucioneve dhe largimin e 70% të të rinjve nga vendi.

Berisha bëri thirrje për mobilizim dhe përgatitje për protesta të fuqishme, të cilat do t’u rikthejnë shqiptarëve të ardhmen, nderin dhe dinjitetin./dritare.net