Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ervin Salianji i bashkohet protestës së Sali Berishës

Ervin Salianji i bashkohet protestës së Sali Berishës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka marrë pjesë edhe këtë të hënë në protestën e organizuar nga Sali Berisha përpara ndërtesës së Kryeministrisë.

Megjithatë, ndërsa Berisha vijon me protestat në kryeqytet, Salianji ka nisur gjithashtu takime të quajtura nga vetë Berisha si private me qytetarët, kryesisht në Durrës. Këto lëvizje janë interpretuar nga disa si një formë revolte brenda Partisë Demokratike, duke synuar një reformim rrënjësor të saj.

Pavarësisht distancës nga disa besnikë të Berishës, Salianji u pa përsëri në protestën e të hënës./K.C/dritare.net