
Paqëndrueshmëria atmosferike do të vijojë edhe për fundjavën.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh si dhe reshje shiu të herëpashershme.
Për ditën e shtunë prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët nga orët e mesditës kryesisht përgjatë vijës bregdetare për t'u izoluar më pas në zonën e veriperëndimit.
Për sa i përket ditës së diel reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Prezencë të mjegullës së dendur, mjegullinës në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek./K.C/dritare.net

















