
Sot vendi u zgjua me dëborë. Si do të jetë moti nesër!
E Martë 24 Dhjetor 2024, 16:04
Dritare.net
Sot vendi ynë u zgjua e mbuluar nga reshjet e dëborës. Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht në veri e lindje nga ku dhe do të pasohen me reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët. Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-veri 6-13m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të intensifikohet me shpejtësi 13-22m/s me dallgëzim në dete 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -5 deri 3°C
në zonat e ulëta 0 deri 11°C
në zonat bregdetare 3 deri 13°C./K.C/dritare.net

















