
Horoskopi i Akrepit për muajin maj 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Do jeni më të lirë për të vepruar këtë muaj dhe shumë ëndrra do ju plotësohen. Ju të dashuruarit do jeni të qetë dhe marrëdhënia me partnerin ka për të pasur goxha përmirësime. Në javën e parë do mundoheni t'i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet. Ju beqarët nuk do jeni shumë të qartë në mendime dhe ka rrezik të mos i shfrytëzoni mundësitë që do iu jepen. Shëndeti do jetë i mirë në javën e parë, por duke mos u kujdesur për veten dhe duke e tepruar me qëndrimin në diell gjendja mund të përkeqësohet. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe megjithatë do bënit mirë sikur çdo shpenzim ta kryeni pasi ta keni menduar me kujdes. Kështu do shmangni problemet e papritura. Në planin profesional do iu jepen mundësi të shkëlqyera dhe do arrini më shpejt atje ku keni dëshiruar. /dritare.net

















