Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çdo qytetar me vendbanim në Shqipëri, i detyruar të deklarojë adresën në e-Albania

Çdo qytetar me vendbanim në Shqipëri, i detyruar të

Të gjithë qytetarët që jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë do të kenë detyrimin ligjor për të kryer vetëdeklarimin e adresës së tyre përmes portalit qeveritar e-Albania. Ky detyrim vjen pas hyrjes në fuqi të një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare.

Sipas vendimit, çdo qytetar duhet të ngarkojë në llogarinë e tij personale në e-Albania një nga dokumentet që vërtetojnë adresën e deklaruar, si:

-dokumentin e pronësisë së banesës,
-kontratën e qirasë,
-marrëveshjen e huadhënies apo të përdorimit,
ose çdo dokument tjetër të ligjshëm që provon vendbanimin ose vendqëndrimin.

E njëjta procedurë do të aplikohet edhe për rastet e ndryshimit të adresës së vendbanimit, ku qytetarët do të duhet të ngarkojnë dokumentacionin përkatës që vërteton ndryshimin.

Një tjetër rregull i përcaktuar në vendim është që të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të deklaruar të njëjtën adresë, me të gjithë elementët përbërës të saj.

Përjashtime të veçanta janë parashikuar për shtetasit që ndodhen:

në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale,
në paraburgim për më shumë se tre muaj,
apo në institucione shëndetësore për kurim mjekësor mbi tre muaj.

Për këto raste, sipas vendimit:

“Institucioni përgjegjës duhet të paraqesë, brenda 48 orëve pranë zyrës së gjendjes civile, listën emërore të tyre.”/K.C/dritare.net