Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Si ta përballoj tradhtinë. E reja kërkon ndihmën e psikologes!

Si ta përballoj tradhtinë. E reja kërkon ndihmën e

Përshëndetje Dritare.net dhe Psikologe Enertila

Unë që ju drejtohem jam një vajzë e cila ndodhem një një gjendje të vështirë. Jam duke
përjetuar një situatë të rëndë ndarjeje si pasoj e tradhëtisë. Ju lutem më thoni diçka si ta përballoj? Faleminderit.

Psikologe Enertila Bekteshi, përgjigjet!

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Tradhtia është një plagë e thellë. Ajo vjen papritur ose pas heshtjeve të gjata dhe lë pas një ndjenjë humbjeje, dhimbjeje dhe çorientimi. Kur besimi thyhet, pyesim veten nëse dhe si është e nmundur të fillojmë nga e para. Kapërcimi i tradhtisë nuk do të thotë harrim, por përkundrazi lundrim në dhimbje, kuptim i kuptimit të saj dhe zgjedhje me vetëdije e drejtimit që duhet të ndjekim.

Tradhtia shpesh shihet si një akt i papranueshëm, thyerja e një pakti të shenjtë . Të përballesh me tradhtinë nuk ka të bëjë vetëm me kapërcimin e një ngjarjeje ,por ka të bëjë me përjetimin e një tërmeti të brendshëm, një tronditje që riformëson peizazhin emocional dhe ekzistencial. Shpesh, poshtë ngjarjes së tradhtisë fshihen heshtje, nevoja të pashprehura ose projeksione të ndërsjella që e pengojnë vërtetësinë e marrëdhënies . Kur përjetojmë tradhti, diçka brenda nesh thyhet. Një derë për një mënyrë të re dashurie, për të parë veten, për të përjetuar marrëdhënie.

Plaga nuk mund të fshihet, por mund të shërohet në një formë të re, më të vërtetë. Ne nuk do të kthehemi në mënyrën se si ishim më parë. Vuajtja e tradhtisë të copëton, shpesh duke të copëtuar edhe ty, me ndjenja faji. Në këndvështrimin tim për të lehtësuar tradhëtinë duhet të krijohet mjë kmunikim që lejon kërkimin e faljes .E dashur lexuesja jonë ju duhet të përfshiheni në aktivitete gëzimi që forconë vetëvlersimin ,si dhe të kërkoni afërsinë e njerëzve të dashur si familja dhe miqtë.

Gjithashtu duhet të frenoni kuriozitetin për detajet e tradhtisë për të shmangur tensionin dhe përshkallëzimin. Është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh npikëpamjen e partnerit tradhtar, cilat motivime, pakënaqësi dhe dëshira e shtynë atë të kryente tradhtinë. E dashur lexuesja jonë ka situata në të cilat dhimbja mbetet e bllokuar, e ngulur si një gur në fyt. Falja nuk vjen, pavarësisht kohës, vullnetit dhe përpjekjeve. Në këto raste, është thelbësore të kuptohet se bllokimi nuk është një dështim, por një sinjal. Diçka duhet parë, dëgjuar dhe kapërcyer. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në gjendjen
tuaj. Gjithë të mirat! /dritare.net