
KF Tirana ka zyrtarizuar sot emërimin e Vangjel Mile si trajnerin e ri të ekipit të parë, duke i besuar drejtimin e bardhebluve për tre sezonet e ardhshme.
Ky vendim vjen pas një periudhe të suksesshme për Mile në rolin e Drejtorit Teknik të Akademisë së klubit, ku ai ka luajtur një rol kyç në formimin e talenteve të rinj dhe në ndërtimin e një filozofie të qartë futbolli brenda strukturës së klubit.
“Emërimi i Mile shihet si një hap strategjik për të krijuar vazhdimësi mes brezave, duke ndërtuar ura të forta mes Akademisë dhe ekipit të parë,” shkruan klubi në njoftimin zyrtar.
Me këtë lëvizje, KF Tirana synon të forcojë identitetin e saj, duke investuar tek modelet e brendshme dhe tek rritja organike e skuadrës, në përpjekje për të ruajtur dhe rritur nivelin e konkurrencës në elitën e futbollit shqiptar./dritare.net

















