
Rama në Mynih: Forcohet partneriteti i posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë në Bavari, ku është pritur nga Kryeministri i landit, Markus Söder. Në një takim të ngrohtë dhe miqësor, Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bavarisë, duke e cilësuar Söder një mik të çmuar dhe një partner strategjik në ndërtimin e një bashkëpunimi të veçantë mes dy vendeve.
"Gjermani, Mynih – Të ftuar nga Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, një mik i çmuar me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë," shkruan Rama.
Vizita e Ramës vjen në kuadër të forcimit të lidhjeve ekonomike, kulturore dhe institucionale me një nga landët më të fuqishme të Gjermanisë. Në fokus të diskutimeve ishin bashkëpunimi në fushën e arsimit profesional, inovacionit, turizmit dhe energjisë së gjelbër./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















