
Horoskopi i Ujorit për muajin maj 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Ndryshe nga një muaj më parë, këtë periudhe do jeni më të matur dhe nuk do bëni gabimet e mëparshme. Ju që jeni në një lidhje do tregoheni më të ngrohtë dhe më tolerante me partnerin tuaj. Do e diskutoni me qetësi çdo temë dhe do merrni vendimet e duhura. Ju beqarët që jeni në kërkim të lidhjeve serioze nuk do keni fat. Kjo do jetë një periudhe e mbushur me flirtime dhe aventura drithëruese, por afatshkurtra. Gjendja shëndetësore nuk do jetë aq e mirë sa ju e kishit ëndërruar. Mund të keni herë pas here ulje tensioni, dobësi dhe dhimbje muskujsh. Për financat duhet thënë se do jete një muaj i begatë. Kjo do bëjë të mundur që ju të kryeni pak me shume shpenzime dhe të shlyeni edhe borxhet. Në punë do ju duhet pak më tepër diplomaci për të arritur atje ku keni menduar. /dritare.net

















