Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga muzetë, transporti te bujqësia, 1.5 mld euro për ‘Rilindjen Urbane 2.0’!

1783681567_WhatsAppImage20260710at12.06.50.jpeg

1.5 miliardë Euro do të investohen në Rilindjen Urbane 2.0, një projekt masiv në të gjithë vendin që ka si synim 11 sektorë ku do të ndërhyhet. Nga krijimi i muzeve lokalë, tek parkingjet, transporti publik, ujësjellësit dhe infrastruktura bujqësore për kreu ne qeverisë Edi Rama ndërhyja është jetike!


“Një program kombëtar ambicioz, për të kaluar te “Rilindja Urbane 2.0″ duke vendosur në dispozicion të këtij kapërcimi një objektiv prej 1.5 miliardë eurosh. Ajo që mendova se është e rëndësishme ta ndaj me ju sot lidhet me jo thjesht dallimin mes këtij programi të ri dhe programit të parë të rilindjes urbane, por me arsyet, që na çojnë në këtë program. Sa më shumë përmirësohen kushte, aq më shumë bie në sy sie papranueshëm ajo që mungon”, tha ai.


Projekti vjen pas Rilindjes Urbane e cila kishte si synim kryesisht infrastrukturën, ndërsa kryeministri bëri bërë një panoramë të asaj që ishte si një dështim i vendit, tek fytyra e re e Shqipërisë përfshirë ndryshimet në spitale e arsim.

Nëse sheshi kryesor është fytyra e një qyteti, sheshet kryesore të qyteteve tona ishin fytyrat e degradimit dhe dorëzimit para fatit të çdo qyteti,. Edhe të sheshit “Skënderbëj” të asaj kohe. Dalja nga degradimi, rikthimi i qytetit si vendi ku njerëzit kanë një jetë të mundshme sociale dhe gjithë çfarë e përmbledh mozaikun e rilindjes urbane me sheshet, rrugët, ndriçimin, shkollat, çerdhet ujësjellës kanalizimet i përkisnin një faze kur Shqipëria njerëzit filluan të besojnë tek vetja, filluan të besojnë se Shqipëria mund të ishte e bukur jo thjesht nëpër male dhe 100 metra nga bregu kur notoje, por mund të ishte e bukur dhe mund të prezantohej bukur kujtdo që jetonte ose që hapte derën për vizitorë. Tani nuk jemi në fazën që na mungojnë këto. Mua më kujtohet kur mbillnim pemë në tiranë, ishte sikur jepnim shfaqje, njerëzit ndalonin dhe mblidheshin rreth pemëve. Kur kemi mbjellë kumbullat e kuqe te rruga e Kavajës, bllokohej trafiku sepse njerëzit shihni. Kishin ndjesinë që po kthehen pemët në qytet se ishin sakatuar dhe prerë nga katër anët. Sot ata që nuk kishin lindur në 2001-2002-2003, s’ia kanë idenë që 90% e pemëve që janë në rrugët e Tiranës janë mbjellë në atë fazë. Problemi është sasia dhe cilësia e gjësë. Kjo nuk është mosmirënjohje. Kjo nuk është as ndonjë kërkesë e pa justifikueshme, në ndërtojmë shkolla, dikur në fazën e parë të rilindjes urbane ishte një gjë shumë e madhe. Një standard i ri ku është sot shoqëria falë gjithë kësaj pune që kemi bërë, por ndërkohë duke qenë në këtë detyrë duhet të përballemi me këtë sfidë shumë të madhe. Dikur kërkohej një rrugë”, tha Rama.


Gjatë fjalës së tij përpara ministrave dhe kryetarët e Bashkive shefi i qeverisë tha se pakënaqësia e njerëzve duhet të shihet si një dështim i tyre dhe nuk duhet ta kërkojnë fajin tek qytetarët.

"Pse u lind nevoja për fallxhoret njerëzit, shkaku jemi ne dhe duhet ta kuptojmë këtë. Fallxhoret ja fusin kot, njerëzit nuk ja fusin kot, njerëzit kane një nevoje qe duhet ta kuptojmë dhe tua plotësojmë", tha Rama.
Kryeministri tha se qëllimi final është lehtësimi i jetës së qytetarëve ndërsa anëtarësimi në BE shtoi si kërkon standarde të larta në çdo fushë të jetës.

"Standardin e kemi vendosur vetë, është Europa dhe duhet të përputhim Europën me cdo gjë që secili në këtë vend sheh”, tha Rama.


Programi mbështetet mbi 11 objektiva strategjikë, me fokus tek infrastruktura, turizmi, mjedisi dhe transporti urban. Sa i takon transportit, bashkitë pritet të pajisen me flota urbanësh elektrikë ndërsa do të ndërtohen edhe parkime nën e mbi tokësore./dritare.net