
23-vjeçari gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit! Ja çfarë dyshohet!
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Matin sot , ku 23-vjeçari Renis Dobra është gjetur i pajetë pranë liqenit të Shkopetit, pas orësh kërkimesh intensive. Viktima, i cili u raportua i zhdukur nga familja e tij disa ditë më parë, dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas vrarë, ndërsa makina e tij u gjet e fundosur në liqen.
Sipas burimeve, në trupin e të riut janë konstatuar mavijosje në zonën e qafës, që ngrenë dyshime për një vdekje të mundshme nga mbytja ose përdorimi i forcës. Gjithashtu, hetuesit po shqyrtojnë pistat e një konflikti të mundshëm me veprimtari të dyshimta, përfshirë edhe kanabisin.
Në vendngjarje është ngritur një grup hetimor i posaçëm, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe ekspertët, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e vdekjes. Autopsia pritet të japë detaje të mëtejshme mbi mënyrën e ndarjes nga jeta të 23-vjeçarit./E.P-dritare.net

















