
Kryeministri Edi Rama ka emëruar Afrim Qendron në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Qendro vjen në këtë detyrë pasi deri pak ditë më parë shërbente si Prefekt i Tiranës. Ai ka mbajtur më herët edhe një sërë funksionesh të rëndësishme publike dhe politike, mes tyre rolin e koordinatorit elektoral të Partisë Socialiste në qarqet e Tiranës dhe Vlorës, si edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare.
Në strukturat e PS-së në Tiranë ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar në Asamble./K.C/dritare.net