Plas keq në Big Brother/ Nuk përmbahet Kristi, i hedh ujë Rogertit
E Mërkurë 11 Shkurt 2026, 19:07
Dritare.net

Një debat i nisur mes Juelës dhe Brikenës përfshiu edhe banorë të tjerë në Big Brother. Teksa Kristi dhe Brikena po planifikonin buxhetin e shtëpisë, ndërhyri Juela, e cila kërkoi makinën llogaritëse për buxhetin e saj personal.
Brikena nuk ia plotësoi kërkesën dhe nisi debati mes tyre. Rogerti i doli në krah Juelës, duke i marrë fletën e buxhetit Kristit, i cili është lideri i shtëpisë.
Kaq ka mjaftuar për të nisur konflikti mes tyre dhe Kristi e lagu me ujë Rogertin. Pas kësaj, Rogerti po ankohej për veshin, ndërsa Kristi tha: “S’mund të ma marrë fletën nga dora.”./K.C/dritare.net