Berisha: Më 20 shkurt hajdutët do t'i hedhim në Lanë
Dritare.net

Sali Berisha sot në Kuvend foli për protestën e ardhshme të 20 shkurtit.
"Qytetarë dhe qytetare, çdo minutë që kalon është një poshtërim për ju. Është një shpërfillje e tmerrshme që parlamenti u bën ju sepse bën parzmoren e atyre që kanë vjedhur ju gjer në palcë.
Bën parzmoren e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut që kanë depozituar miliardat, ndërkohë që njerëzit tuaj ndërrojnë jetë në spitale pa ilaçe.
Ndërkohë që vetëm nga një sëmundje, nga Covid-i, për shkak të vjedhjes së Edi Ramës dhe Lubisë tjetër të mbi 500 milionë eurove në tendera, vdiqën në Shqipëri 18 mijë qytetarë nga 2800 që fshihte Edi Rama.
Ndërkohë që spitalet me sëmundje më të rënda janë pa ilaçe, pa mjekim, që përbën krime kundër njerëzimit.
Dhe ju që u tërbuat me një fjalë, e cila ishte nga më të përzgjedhura në gjuhën shqipe, po sikur t’u thoja dollapë, çfarë do thonit? Prapë do [protestonit. Mos u bëni histerikë. Po mbroni hajdutë.
Edi Rama është i dënuar nga shqiptarët. 10 shkurti e dëshmoi. 20 shkurti do jetë fundi juaj.
20 shkurti është dita kur shqiptarët përmbysin tiranitë, ndaj dhe ftoj qytetarët shqiptarë t’ua hedhin në Lanë këto imunitete hajdutëve, dhe bashkë me ta edhe hajdutët. Parlamenti është i sovranit. Parlamentin do e mbrojnë qytetarët", u shpreh Berisha./L.F-dritare.net