Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

AKU: Ky qumësht pluhur për bebe është me baktere. Kthejeni menjëherë në pikat e shitjes!

AKU: Ky qumësht pluhur për bebe është me baktere. Kthejeni

Qumështi pluhur i bebeve që është tregtuar në Shqipëri pas kontrolleve të bëra nga AKU ka rezultuar me baktere të rrezikshme për shëndetin.


Shqipëria është informuar përmes Sistemit RASFF se pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane është konstatuar prania e substancës Cereulide në formulë për fëmijë me origjinë nga Holanda, duke përbërë një rrezik potencial për shëndetin e njeriut.

Sipas një njoftimi të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë, ka bllokuar sasinë gjendje të produktit, me destinacion asgjësimin.

AKU u bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë dhe e kanë ende këtë produkt, ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes.

Për këtë rast, AKU ka kryer njoftimin përkatës në kuadër të sistemit RASFF, duke ndjekur procedurat standarde të sigurisë ushqimore.

Njoftimi i AKU:

Në vijim të njoftimit ALERT, Shqipëria njoftohet nga Sistemi RASFF ( RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) ku pas kontrolleve të kryera nga Italia , është konstatuar “Prani e substancës Cereulide në formulë për fëmijë me origjinë nga Hollanda” duke përbërë risk potencial për shëndetin e njeriut.

Emri i produktit:
1. BEBA PRE 800G me Lot.nr 51250346AA dhe skadencë 05.2027
2. BEBA PRE 800G me Lot.nr 51720346AA dhe skadence 06.2027
3. BEBA PRE 800G me Lot.nr 51660346AC dhe skadence 06.2027
4. BEBA 1 800G, me Lot.nr 51180346AB dhe skadence 04.2027
5. BEBA 1 800G, me Lot.nr 51450346AA dhe skadence 05.2027
6. BEBA 1 800G, me Lot.nr 51660346AB dhe skadence 06.2027
7. BEBA SUPREME PRE 800G, me Lot.nr 51720742F3 dhe skadence 06.2027
8. BEBA SUPREME 2 800G, me Lot.nr 51550742F1 dhe skadencë 06.2027
9. BEBA SUPREME 2 800G, me Lot. nr 51550742F2 dhe skadencë 06.2027
AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë ka bllokuar sasinë gjendje të produktit me destinacion asgjësimin.

AKU i bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes. AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.