Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipja nuk do shuhet. Gjuhë e shumë shteteve. Flet albanologu!

Shqipja nuk do shuhet. Gjuhë e shumë shteteve. Flet albanologu!

Albanologu Aleksandër Rusakov i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, foli për gjuhën shqipe dhe lashtësinë e saj. Albanologu tha se huazimet nuk janë aspak shqetësuese për shqipen, dhe se fjalët e huaja nuk e rrezikojnë të ardhmen e saj. Duke qenë një gjuhë zyrtare në disa shtete dhe e përhapur në diasporë, albanologu tha se shqipja është e gjallë dhe me një perspektivë të gjatë.

“Ne artikullin e revistës Sience, nuk flitet për lashtësinë e gjuhës shqipe. Sepse ai është artikull shkencor dhe bazohet në parime shkencore. Atje nuk thuhet se gjuha shqipe është e lashtë, por tregohet koha e divergjencës së gjuhëve indoevropiane, secila degë e kësaj familjeje filloi zhvillim e saj më herët ose më vonë, por kjo nuk është çështje e lashtësisë së gjuhës.

Shqipja si gjuhë nuk është aspak e rrezikuar nga huazimet. Është e natyrshme që fjalë të jetës moderne janë bërë normale në Shqipëri, por mos e shikoni si një rrezik.

Shqipja për mua është një gjuhë shumë e gjallë dhe ka perspektivë shumë të mirë, sepse nuk është gjuhë e një shteti, por e disa shteteve. Nuk mendoj se një gjuhë si shqipja, do të rrezikohet”, u shpreh albanologu rus në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV./L.F-dritare.net