
Horoskopi i Peshqve për muajin qershor 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Gjatë këtij muaji do keni shumë polemika dhe shpesh nuk do dini çfarë hapash të hidhni. E mira është që në çdo rast të bini në konsensus me të tjerët. Nëse keni një lidhje, jeta sentimentale, për fat të mirë, nuk do preket aspak nga problemet familjare. Në përgjithësi ambienti do jetë i ngrohtë dhe emocionet nuk do shuhen. Edhe ju beqarët do kaloni momente të veçanta me disa persona të rinj që do takoni. Java e fundit mund të ketë edhe të reja. Gjendja shëndetësore herë pas here do lërë për të dëshiruar. Do ndiheni pa fuqi dhe do keni nevojë për vitamina dhe karbohidrate. Financat do jenë të mira, jo për shkak të maturisë tuaj, por për shkak të zemërgjerësisë së yjeve që do ju ndihmojnë së tepërmi. Punës nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur dhe kjo do jetë në demin tuaj. Disa kolegë që mezi po e prisnin këtë mundësi do përfitojnë. /dritare.net

















