
Horoskopi i Bricjapit për muajin qershor 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Këtë muaj nuk do jeni aspak racionale dhe herë pas here mund të bëni gabime. Gjithsesi e mira është që do i kuptoni ato dhe do mundoheni t'i ndreqni me çdo mënyrë. Ju të dashuruarit duhet ta hapni sa më shumë zemrën tuaj dhe t'i shprehni ndjenjat pa pasur frikë. Partneri nuk do iu lëndojë asnjë çast edhe pse nuk do mungojnë disa mosmarrëveshje të vogla. Ju beqarët do merrni frymë më lirisht dhe do ndiheni gati për të filluar lidhje me personat që iu joshin prej kohësh. Gjendja shëndetësore do ketë ulje dhe ngritje. Nuk do jetë një muaj tërësisht i qetë siç e keni dashur. Në planin financiar do bëni gabimet më të mëdha. Nuk do logjikoni para se të hidhni hapa dhe pasojat do jenë të rënda. Puna ka për të ecur mirë, por nuk duhet ta teproni shumë me ngarkesën. /dritare.net

















