Na ndiqni edhe në

Mujor

Horoskopi i Luanit për muajin qershor 2025 nga Christine Haas

Horoskopi i Luanit për muajin qershor 2025 nga Christine Haas

Gjatë dy javëve e para të muajit gjërat nuk do ecin aspak mirë mes jush dhe familjareve apo miqve. Mund të kaloni momente të tensionuara dhe herë pas here do jeni në mëdyshje për hapat që duhet të hidhni. Edhe për ju të dashuruarit do jetë pak a shumë e njëjta gjendje. Gjithsesi të gjitha problemet do zgjidhen shpejt dhe që nga mesi i muajit e më tej, bashkëpunimi do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët as që do mundoheni për të gjetur personat e duhur, pasi mundësitë do jenë të pafundme. Shëndeti ka për të qenë i shkëlqyer. Do ndiheni në formë të përkryer. Financat do mbeten të qëndrueshme, por jo aq sa për të investuar shuma marramendëse. Në punë nuk do ju mundojë as energjia dhe as këmbëngulja për të arritur atje ku dëshironi. Pas datës 19 duhet të bëni kujdes nga disa kolegë që do duan t'iu prishin planet. /dritare.net