
Horoskopi i Ujorit për muajin qershor 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Këtë muaj duhet të bëni më shumë përpjekje për të vendosur qetësinë dhe harmoninë në familje, në shoqëri apo edhe në jetën tuaj në çift. Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojini gabimet. Nëse jeni në një lidhje, gjysmën e muajit do kenë një marrëdhënie të tensionuar dhe stresuese, ndërsa më pas atmosfera do bëhet interesante dhe herë pas here nuk do mungojnë surprizat. Për ju beqarët është muaji ideal për të kërkuar dashurinë. Bëni çdo gjë që do e mendoni të arsyeshme. Shëndeti do ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes në punë, por asgjë për t'u alarmuar. Në planin financiar merrni masa strikte dhe pranoni mbështetjen e disa miqve të vjetër. Në punë do doni të jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe pa dashje mund të bëni edhe gabime. /dritare.net

















