
Alesia Balliu: Në PD vodhën votat e njëri-tjetrit!
Dritare.net
Alesia Balliu në një intervistë për Dritare TV kritikoi ashpër gjendjen aktuale të Partisë Demokratike dhe drejtimin e saj nga Sali Berisha.
Sipas saj, problemet thelbësore të PD vijnë nga mungesa e garës së ndershme dhe manipulimi i brendshëm i votës, duke i quajtur këto zgjedhje një proces ku "një kandidat i PD i ka vjedhur votat kandidatit tjetër".
Ajo shtoi se rikthimi i individëve të përfshirë më herët në korrupsion, veçanërisht në sistemin gjyqësor, është një tjetër tregues i devijimit të thellë moral dhe politik që po përjeton kjo forcë politike.
“PD po kalbet dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe kur ti brenda partisë tënde vjedh votat. Kjo ka ndodhur në këto zgjedhje, ku njëri kandidat e PD i ka vjedhur votat kandidatit tjetër.
Berisha po fut në parlament ata që bënë korrupsion në gjyqësor. Dhe tani presim që do të bëjnë politikë e moral në parlament,
Është absurde se si antivlerat i mblodhi të gjitha te e ashtuquajtura Aleanca për Shqipërinë Madhështore në të cilën nuk ofroi vlera, nuk ofroi garë, nuk ofroi asgjë për popullin përveçse ofroi bunkerizimin e opozitës dhe mbrojtjen reale të interesit të vet familjar.
Duhet të ketë alternativë të re. Shqipëria do ketë do ketë pa diskutim një të djathtë reale. Nuk mund të bunkerizohet dhe nuk do bunkerizohet tek Berisha dhe te besnikët e tij. Koha e tyre ka kapitulluar. Kjo gjë është e ditur tashmë. Ato thjesht po shtojnë agoninë e tyre. Ato thjesht po dëmtojnë interesin kombëtar. Edhe kush ka dëmtuar interesin kombëtar ka qenë gjithmonë në anën e gabuar të historisë”, tha Alesia Balliu në Dritare TV./L.F-dritare.net

















