
Elvis Pupa: Jeta ime është personale. As ju kam, as më keni borxh!
Dritare.net
Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, është akuzuar nga autoritetet australiane për kultivim të kanabisit.
Ai ka zgjedhur që të reagojë në rrjetet sociale me anë të një videomesazhi.
"Ti ne Shqipri rritesh me idenë që duhet të rritesh perfekt. Duhet të ecësh siç duhet dhe të sillesh siç duhet. Në fund nuk përfundon njeri, por një robot me ankth. Perfeksionizmi nuk është virtyt. Është një helm emocional, po me emër trendi. Nuk është ambicie vëlla. Nuk është sukses, por është një zë brenda kokës që të thotë gjithmonë: ‘Ti nuk je duke bërë akoma mjaftueshëm’, pavarësisht se ti ke dhënë gjithçka, edhe shpirtin.
Ironia është që prindërit tanë nuk na urrenin, e kundërta. Ata donin që ne të ishim perfekt që bota të na vlerësonte, mos të na shkelte me këmbë. Po bota prapë të shkel me këmbë dhe e bën me buzëqeshje, të shkel me klas.
Nuk e them këtë për miratim, as nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale. Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju. Aspak!”, u shpreh Pupa në videomesazhin e tij./L.F-dritare.net

















