
Ushtarët amerikanë stërvitje me Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe FA
Dritare.net
Ushtarët amerikanë po marrin pjesë në stërvitjen ushtarake Exercise Immediate Response 25, së bashku me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, në zonën e stërvitjes në Bizë. Ushtrimet përfshijnë manovra me armë zjarri dhe kanë për qëllim forcimin e aftësive të përbashkëta mbrojtëse.
Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga këto stërvitje, ku shihen ushtarët amerikanë në veprim, në bashkëpunim me forcat shqiptare dhe ato kosovare.
Sipas njoftimit të Ambasadës, Immediate Response 25 është një stërvitje në shkallë të gjerë e Ushtrisë Amerikane, e projektuar për të rritur aftësitë mbrojtëse, për të mundësuar integrimin në NATO nëpërmjet programeve të gatishmërisë së partneritetit shtetëror dhe për të përgatitur Aleatët e NATO-s për zbatimin e planeve rajonale.
'Immediate Response 25 është një ushtrim në shkallë të gjerë i Ushtrisë Amerikane i projektuar për të rritur aftësitë mbrojtëse, për të mundësuar integrimin në NATO përmes programeve të gatishmërisë së partneritetit shtetëror, dhe për të përgatitur Aleatët e NATO-s në zbatimin e planeve rajonale. Ai është gjithashtu një shembull i angazhimit të ShBA ndaj Aleancës', thuhet në njoftim./K.C/dritare.net

















