Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore!

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore!

Sot, më 3 qershor, ka nisur zyrtarisht sezoni i Maturës Shtetërore 2025 me provimin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Rreth 27 mijë maturantë nga e gjithë Shqipëria janë ulur në bankat e shkollës për të dhënë testin në një nga gjuhët e zgjedhura, kryesisht anglisht, por edhe frëngjisht, italisht apo gjermanisht.

Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30 ndërsa provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Provimet, përfshirë Gjuhën e Huaj, Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, Matematikën dhe Provimin me Zgjedhje, do të zhvillohen nga data 3 deri më 24 qershor. Gjuha Shqipe dhe Letërisa do të zhvillohen më 10 qershor, Matematika më 17 qershor, ndërsa Provimi me Zgjedhje më 24 qershor./L.F-dritare.net