Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Alibeaj: PD kundër Amnistisë për zyrtarët e korruptuar!

Alibeaj: PD kundër Amnistisë për zyrtarët e korruptuar!

Deputeti Enkeljd Alibeaj në një deklaratë për mediat u shpreh se PD do të votojë projektligjin e Amnistisë Penale, vetëm nëse i shërben qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur.

Alibeaj theksoi se PD është kundër këtij projektligji nëse nga ai do të përfitojnë zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe të gjykuar në GJKKO.

“Partia Demokratike është e vendosur për të votuar vetëm një Projekt-ligj për Amnistinë Penale, i cili i shërben qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur dhe nuk përfshihen në të zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe të gjykuar në GJKKO. Të qëndruarit në parime dhe në vlera, për Partinë Demokratike nuk janë kushtëzime, por janë e vetmja rrugë dhe zgjidhje për një amnisti në dobi të njerëzve dhe jo në dobi të të korruptuarve. Për ne, gjuha e arrogancës dhe e kërcënimit, është e papranueshme, sepse kemi qenë të qartë dhe vijojmë të jemi në raport me ato që kërkojmë, duke i bërë publike. Partia Demokratike e Shqipërisë nuk kërkon pazar dhe nuk do gjë të votohen ligje tinëzisht dhe fshehurazi, por gjithçka do ta bëjë në transparencë të plotë, ku të prevalojë interesi i publikut.

Ne e mirëpresim tërheqjen e mazhorancës nga mos përfshirja e të dënuarave për korrupsion nga GJKKO, duke qenë kjo një mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e SPAK dhe të GJKKO, dhe japim dakortësinë tonë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit, pavarësisht kohës dhe periudhës në të cilën kanë protestuar”, u shpreh Alibeaj./M.K-dritare.net