Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Anëtarët e PD-së së Durrësit i shkojnë Berishës në seli pas përjashtimeve: Duam ballafaqim

Anëtarët e PD-së së Durrësit i shkojnë

Dy këshilltarë demokratë në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Dritan Burgija dhe Arlind Boshku, të përjashtuar nga grupi i PD-së pas mbështetjes së “foltoreve”, kanë ankimuar vendimin në Komisionin e Apelimit të partisë.

Ata janë paraqitur në selinë e PD-së për të dorëzuar ankimin dhe kanë kërkuar ballafaqim me drejtuesit e partisë, përfshirë edhe Sali Berishën. Burgija ka mohuar akuzat për bashkëpunim me PS-në dhe ka deklaruar se përjashtimi është i padrejtë dhe “antistatutor”.

Ai ka theksuar se është pronar i një prone private të përdorur si parking dhe se nuk ka përfituar nga Bashkia, duke i quajtur akuzat të pavërteta. Të dy këshilltarët kërkojnë shpjegime dhe rishikim të vendimit të përjashtimit./L.F-dritare.net