
Anthony Blinken: Altin Dumani goditi politikanë të lartë, një nga njerëzit më të besueshëm!
Dritare.net
Altin Dumani ishte mes 10 kampionëve të luftës ndaj korrupsionit që u shpallën sot nga sekretari amerikan Anthony Blinken.
Gjatë fjalës së tij Blinken tha se kreu i SPAK-ut ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe ka goditur politikanë të lartë dhe grupe kriminale.
“Ne sot vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe ti mbështesim ata. Në e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Por krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme. Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri.", tha Blinken./K.C/dritare.net

















