Apeli i Posaçëm lë në fuqi ndalimin e daljes jashtë shtetit për Ballukun!
E Enjte 18 Dhjetor 2025, 15:03
Dritare.net

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë të ndalimit të daljes jashtë shtetit të zëvenëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ndërkohë nuk ka shqyrtuar masën e sigurisë së pezullimit nga detyra të caktuar ndaj Ballukut.
Ndërkohë, SPAK ka kërkuar autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Ballukut, e cila prej javësh është zyrtarisht e pandehur.