Zgjidhet kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese
E Enjte 18 Dhjetor 2025, 16:04
Dritare.net

Fiona Papajorgji është zgjedhur kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të këtij institucioni, ku Papajorgji ishte kandidate e vetme në garë.
Me këtë zgjedhje, Fiona Papajorgji do të drejtojë Gjykatën Kushtetuese për një mandat 3-vjeçar, në përputhje me parashikimet ligjore.
Papajorgji është pjesë e Gjykatës Kushtetuese prej disa vitesh dhe gëzon një eksperiencë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Zgjedhja e saj në krye të institucionit vjen në një moment të rëndësishëm për funksionimin dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese në vend, sidomos në kontekstin e çështjeve me interes të lartë publik dhe institucional./K.C/dritare.net